Vizitat mjekësore për Cercin: Do jap maksimumin
Është dita e Alessio Cercit. Ish sulmuesi i Atletico Madrid zbarkoi dje në Itali për t'iu bashkuar Milanit këtë mëngjes. Sipas asaj që raporton faqja zyrtare e kuqezinjëve në internet, ish lojtari i Torinos ka qënë para pak çastesh në klinikën "La Madonnina" për të vijuar me vizitat mjekësore.

"Jam shumë i lumtur, objektivi im është të jap maksimumin", ka thënë Cerci.

Tani pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori