Ja numri që do mbajë Shaqiri te Inter
Update - Xherdan Shaqiri do të mbajë fanellën me numër 91 te Interi. Futbollisti, që te Bayern Munchen mbante numrin 11, ka zgjedhur që te ekipi i tij i ri të ketë mbi shpinë datëlindjen e tij.


09:55 - Pas pritjes madhështore që iu bë nga tifozët zikaltër në Malpensa, nis sot dita e parë si interist për Xherdan Shaqirin. Shqiptari, i ardhur nga Bayern Munchen në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, po nis në këto momente vizitat mjekësore para se të firmosë kontratë me Interin.

"Jam shumë i lumtur. Objektivi Champions? Po, absolutisht. Jam i lumtur që ndodhem këtu ku mund të arrij objektivat e mi bashkë me Interin", ishin fjalët e para të Shaqirit për "Sky".

"Mancini? Më ka telefonuar, më donte shumë, jam i lumtur që mund të punoj me të. Nuk dua të them asgjë për Bayernin, është gjithçka e qartë me ta, gjithçka mirë", vijoi Xherdan Shaqiri. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori