Irani dhe
Nigeria kanë luajtur pa gola në ndeshjen e vlefshme për Grupin F.
Në gjysmën e parë, përfaqësuesja aziatike pati shansin më të mirë të shënonte, por portieri nigerian ishte në vend.
Ndërkaq, afrikanët ishin dominues në posedimin e topit, por depërtimet ishin shumë të rralla.
Edhe në fraksionin e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të tregohej efektive, ashtu që rezultati mbeti ai i fillimit.
Pas xhiros së parë,
Irani dhe
Nigeria kanë nga një pikë dhe
renditen prapa Argjentinës që ka tri pikë.
Bosnje e Hercegovina nuk ka asnjë pikë, mirëpo ky barazim i shkon për shtat, pasi do të përpiqet t’i mposhtë të dyja këto skuadra për të siguruar kualifikimin në të tetën e finales.
Shtuar më 16/06/2014,
ora 23:07