Vjen deklarata bomb e trajnerit të Fury: Përgatituni për sfidën e madhe në fund të 2019-ës
"Ka më shumë gjasa që Tyson Fury të duelojë ndaj Anthony Joshua në fund të këtij viti se sa të zhvillojë revanshin me Dontay Wilder. Përgatituni për një sfidë të madhe". Ka qenë kjo deklarata e dhënë sot nga Ben Davison, trajneri i boksierit Tyson Fury, duke befasuar të gjithë. Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të duelojë më 15 qershor në Las Vegas ndaj gjermanit Tom Schwarz.

Kjo zgjedhje e boksierit britanik befasoi të gjithë, pasi kur pritej revanshi mes Fury dhe Wilder vjen vendimi që kjo sfidë e dytë mes dy boksierëve të pamposhtur është shtyrë për më vonë. Duke parë situatën, Wilder do të mbrojë titullin kampion bote më 18 maj ndaj Dominic Breazeale. Ndërsa më 1 qershor, Anthony Joshua do të duelojë ndaj Jarrell Miller.

Pra, të gjithë boksierët "big" të peshës së rëndë do të duelojnë në harkun kohur të një muaji, çka do të thotë se ata mund të ngjiten në ring sërish në fund të këtij viti. "Unë mendoj se dueli me Joshua mund të ndodhë në nëntor apo dhjetor. Tyson ka treguar gjithnjë se është gati të rrezikojë. Kush nga Wilder dhe Joshua e ka bërë këtë gjë më parë? Askush. Ndaj Fury është gati të duelojë ndaj Joshua, në këtë përballje britanikësh", tha Den Davison, trajneri i Fury. /albeu.com/



Shtuar më 27/03/2019, ora 20:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori