Vjen edhe një tjetër sinjal për largimin e Icardi-t
Ish-kapiteni i Interit së fundmi është lënë jasht nga Suning Group në një reklamë promovuese, shkruan Albeu.com

Icardi nuk shihet askund në fotografinë promovuese, të cilën pronari i Interit Suning e publikoi sot për të njoftuar për arritjen e marrëveshjes me kompaninë e aparateve të elektronikes AUX Group, transmeton Gazeta Express.

Në mungesë të argjentinasit, prezent ishin Milan Skriniar, Stefan de Vrij, Lautaro Martinez, Ivan Perisic dhe kapiteni i ri i klubit Samir Handanovic.

26-vjeçari është në një mosmarrëveshje me klubin zikaltër dhe nuk po pranon të stërvitë me bashkëlojtarët, duke u ankuar për dhembje në gju.

Icardi nuk është paraqitur për Interin tash e një muaj pothuajse, që kur iu mor shiriti i kapitenit në fillim të shkurtit. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 18:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori