Vjen humbja e parë për Arsenalin, pas 14 ndeshjes radhazi në Premier League (VIDEO)
Arsenali ka pësuar humbjen e parë ne Premier Ligë pas 14 ndeshjes radhazi pa humbje. Topcinjtë zhvilluan një lojë sulmuese duke i lënë hapsirë në mbrojtje Southampton, dhe vendasit nuk falin duke fituar 3-2, shkruan Albeu.com.

Një ndeshje për tu haruar për Arsenalin që e pa veten dy here në disavantazh, Ings shënoi dy herë për Southampton në pjesën e parë, ndërsa Mkhitarian barazoi përkohësisht.

Në të dytën është sërish mesfushori armen që barazon shifrat me një goditje jashtë zone të devijuar nga mbrojtësi vendas.

U mendua si goli kthesës pasi ishte vetëm minuta e 53’-të, por 5 minuta para fundit Austin shënon golin e tretë për vendasit që e shohin sërish veten në avantazh, ndërsa skuadra e Emery mundet.

Kjo humbje i jep fund edhe ecurisë pozitive për "Topçinjtë" të cilët kishin 22 ndeshje pa u mundur në të gjitha kompeticionet dhe 14 javë pa humbur në Premier League me 10 fitore e 4 barazime.

Ndërkohë Humbja ka ndikuar direkt pasi Arsenal ka zbritur në vend të pestë në renditjen e përgjithshme me 34 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2018, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori