Vjen lajmi i keq për Ibrën, ja do mungojë
Milani fiton në Napoli por rrezikon të humbasë Zlatan Ibrahimovic.

Sipas raportimit nga Peppe Di Stefano për "Sky Sport", Zlatan Ibrahimovic pësoi një problem në bicipin femural.

Suedezi ndjeu një dhimbje dhe më pas u shemb në tokë pasi sakrifikoi veten për t’u rikthyer në mbrojtje.

Lëndimi do të duhet të vlerësohet me ekzaminime instrumentale për të kuptuar shkallën e tij.

Por, sipas "Rai Sport", flitet për të paktën 4 javë larg fushave të lojës për suedezin. Megjithatë, nesër do të jetë më e qartë situata.

Humbja e suedezit do të ishte fatale për këtë Milan, pasi është ai pika e referimit për kuqezinjtë dhe pasi ka shënuar 10 gola në 6 ndeshje me Milanin.
Shtuar më 22/11/2020, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori