Vjen lajmi i madh për Elseid Hysaj
Javën e ardhshme është programuar të zhvillohet një takim mes Napoli-t dhe menaxherit të Elseid Hysaj për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit kuqezi, e cila skadon pas dy vitesh.

Lajmi është dhënë nga "Corriere dello Sport", që ka shkruar se të dy palët kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me miratimin e Ancelotti-t, i cili e konsideron shumë të rëndësishëm Hysajn për mbrojtjen e Napoli-t.

Hysaj ka luajtur 29 ndeshje në këtë sezon me "Axurrët", në të cilat ka dhënë dy asiste. /albeu.com/


Shtuar më 24/03/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori