Vjen një tjetër propozim për vazhdimin e Serie A
Një nga dilemat më të mëdha në Itali në këto kohë të vështira nga koronavirusi është edhe vazhdimi i sezonit të Serie A.

Kampionati italian i futbollit ndeshjen e fundit ka zhvilluar më 8 mars, kur Juventus mposhti 2:0 Interin.

Që atëherë, kampionati mbetet i pezulluar, dhe ka pasur disa indikacione për rikthimin e tij ditëve të fundit.

Kryesori i shëndetësisë italiane, Walter Ricciardi, ka konfirmuar se ka një propozim që ndeshjet e Serie A të luhen në qendër të jugut të Italisë.

Veriu i Italisë, vazhdon të jetë një epiqendër e pandemisë, ndërsa zonat në qendër dhe në jug, janë të prekur në një shkallë më të vogël.

Pas 26 xhirove në Serie A, Juventus kryeson me 63 pikë, e ndjekur nga Lazio me 62 dhe Inter 54./

Shtuar më 18/04/2020, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori