Eden
Hazard nuk po kalon aspak kohë të mira te Real Madridi.
Forma jo e mirë dhe lëndimet nuk po e lënë të tregojë potencialin që posedon belgu.
Mediat pranë
klubit madrilen po raportojnë sot se
klubi turk, Fenerbahce ka bërë një ofertë për ish-yllin e Chelseas.
Klubi turk po tenton ta marrë Hazardin në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i
klubit madrilen, i cili nuk po ka përfitim nga mbajtja e Hazardit në skuadër aktualisht.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 16:44