Vjen "Ronaldo i ri"? Juventus gati të shes Dybalan për ta marrë
Joao Feliks po shkëlqen kohët e fundit dhe shihet si një nga lojtarët që në të ardhmen do të bëhet ndër më të mirët në botë.

19-vjeçari, i cili cilësohet si “Ronaldo i ri”, po mrekullon me paraqitjet e tij dhe Juventusi i është vënë nga pas për ta blinduar lojtarin.

“Zonja e Vjetër” është një nga skuadrat më të interesuar për momentin dhe është gati të shesë Paolo Dybala për të siguruar portugezin.

“Calciomercato.it”, raporton se Feliks ka thënë po për interesin e “Zonjës së Vjetër” dhe do që të nisë bisedimet.

Feliks është gati të luajë në krahRonaldos dhe të rritet në krah të idhullit të tij.

Ky operacion pritet të mbyllet për 120 milionë euro dhe do ta mbyllin Mendes dhe Paratici, personat që mbyllën dhe operacionin e kalimit të Ronaldos te Juventusi. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2019, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori