Ndaj Lushnjës nuk i lejohej gabimi dhe Vllaznia arriti të marrë maksimumin e
pikëve, falë një fitoreje 0-2. Vendimtar ishte sulmuesi shkodran i ardhur në janar nga Partizani, Xhevahir
Sukaj që dërgoi 2 herë
topin në rrjetën e
Spahos, në 45-minutëshin e dytë.
Pjesa e parë në ‘Roza Haxhiu’ ishte shumë e vakët, me të dy skuadrat që synonin më shumë të mos gabonin dhe sulmonin të kujdesura. Rezultati u zhbllokua në minutën e 64-t, nga ana e Sukajt, që pas asistit të Gilman Likës, u lirua mirë në zonë dhe goditi me të majtën, duke e dërguar
topin në rrjetë.
11 minuta më pas, ishte
sërish Sukaj që tëntoi të godasë portën, por topi u ndal me dorë nga mbrojtësi i verdhejeshilëve, Prenci, duke bërë që gjyqtari Xhaja të akordojë penallti. Ekzekutimin e 11-metërshit e mori përsipër
sërish Sukaj, që nuk gaboi përballë
Spahos, duke shënuar golin e qetësisë për skuadrën e Gjokës, që momentalisht shkon në vendin e 8, jashtë zonës së ftohtë.
Pas këtij triumfi, Kamza shkon përkohësisht në vendin e 4-t, me 29 pikë, po aq sa ka edhe Kukësi i vendit të 3-të. nga ana tjetër, verilindorët mbeten tashmë 14 pikë larg kreut, ç’ka mund të përkthehet në një dështim në mbrojtjen e titullit kampion./albeu.com/
Shtuar më 10/02/2018,
ora 16:18