Vllaznia i rrëmben mbrojtësin e majtë Flamurtarit
Pëlqej
Mbrojtësi i ri i Flamurtarit, Ergis Mersini është blerja më e re e Vllaznisë. Anësori ka mbërritur sot në Shkodër, ku ka arritur akordin me drejtuesit e klubit kuqeblu dhe pritet të japë edhe intervistën e parë si futbollist i Vllaznisë.

Kështu pas Sukajt dhe Sedat Berishës, skuadra e Gjokës vijon fushatën e përforcimeve, ndërsa përveç Mersinit, pritet edhe njëri mes 2 ish mbrojtësve të Partizanit, Krasniqi dhe Malota, me lezhjanin më të favorizuar.

Ergis Mersini, 29 vjeç, luan si mbrojtës i majtë dhe pas 3 vitesh te Luftëtari, këtë verë iu bashkua Flamurtarit të Shpëtim Duros, aventurë që zgjati vetëm një gjysmë sezoni./albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori