PDIU braktis Edi Ramën
Vllaznia ka një kërkesë të çuditshme për ndeshjen me Tiranën
Pëlqej
Vllaznia kërkon nga federata dhe policia e Shkodrës që ndeshja e fundit e sezonit kundër Tiranës që vlen edhe mbijetesën të luhet pa tifozë miq në stadiumin “Loro Boriçi”.

Sipas drejtuesve të klubit të Vllaznisë bëhet e ditur se kjo kërkesë nuk ka aspak lidhje me rëndësinë e ndeshjes, por për shkak të rivalitetit të madh që kanë dy tifozërite dhe përplasjeve të mëparshme masive si ajo që ndodhi në vitin 2014 në “Loro Boriçi”.

Ndërkohë, vetëm pak javë më parë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ku do të luhej finalja e Superkupës në basketboll, tifozët e Tiranës sulmuan miqtë nga Shkodra duke shkaktuar edhe shtyrjen e kësaj sfide.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë vendimi do të merret nga FSHF dhe Policia e Shtetit, teksa vështirë se do të pranohet propozimi i tyre. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2017, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori