Vllaznia-Korabi, gjykohet nga një femër
Sot në Kategorinë e Parë mund të gjykojë një arbitwr femër. Të paktën kështu flitet dhe bëhet fjalë për një ndeshje si ajo mes Vllaznisë dhe Korabit e cila starton në orën 15:00 dhe luhet në stadiumin "Loro Boriçi".

Një ndeshje mes dy ekipeve që i kanë realizuar synimet e tyre, me shkodranët që edhe matematikisht janë në Superiore dhe dibranët që janë pjesë e pesëshes dhe kanë si synim për prestigj zënien e vendit të dytë.

Në sfidën e sotme mund të gjykohet nga arbitrja femër, Emanuela Rrusta e cila ka edhe stemën e FIFA-s. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2019, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori