Vllaznia mposht Flamurtarin dhe pozicionohet e dyta (VIDEO)



Vllaznia është kthyer në vendin e dytë në renditjen e Kategorisë Superiore pasi ka marrë një fitore 3-1 në transfertë ndaj Flamurtarit të vendit të fundit. Në një ndeshje që ka qenë shumë e luftuar në pjesën e parë, shkodranët kanë bërë diferencën në të dytën duke përfituar edhe nga inferioriteti numerik i vendasve pasi Deliaj la ekipin e tij me 10 lojtarë.

Kruja i dha avantazhin kuqebluve në Vlorë por Sukaj u tregua i vëmendshëm që të barazonte shpejt shifrat për skuadrën vlonjate. Në fund të pjesës së parë, Deliaj tregoi mungesën e eksperiencës duke u ndëshkuar me një karton të verdhë të dytë të evitueshëm duke lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë.

Kjo i dhamë shumë lirshmëri shkodranëve të cilët, pavarësisht vështirësisë që ndeshën për të gjetur avantazhin, ai erdhi me një skemë në goditje dënimi që mjaftoi për të qetësuar Jonuz e për të menduar për mbrojtjen. Në shtesën e takimit erdhi edhe goli i Uenderson i cili vulosi këtë sfidë duke bërë të mundur që skuadrat të shkonte në vendin e dytë në renditjen e Superiores, aty ku pakkush e kishte menduar Në fillim të këtij edicioni.
Shtuar më 23/10/2019, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori