Vllaznia: Nuk mbajmë lojtarë me zor
Drejtori teknik i Vllaznisë, Armir Grima ka sqaruar gjithë situatën që startoi pas një prononcimi në facebook të Xhevahir Sukajt, për mungesë pagesash dhe pa korrektësi në dhënien e tyre. Pas këtij momenti janë lakuar shumë dhe mundësitë e largimit të lojtarëve nga skuadra shkodrane dhe për këtë qëllim presidenca, por, dhe pjesa e tjetër e drejtuesve të skuadrës nuk ka qenë në një situatë të qetë teksa është përballur me deklarata të tilla.

Grima duke qenë se është shkëputur kohët e fundit nga futbolli i luajtur i di më mirë problemet e lojtarëve dhe të skuadrës, ndaj për këtë ka siguruar se ekipi nuk ka probleme financiare: "Mund të them se përpara se të shkruheshin apo bëheshin publike çështje financiare që nuk janë një problem tek Vllaznia më parë duhej të ishte biseduar për ne. Unë kam një karrierë 20-vjeçare si futbollist dhe të gjitha i kam të shënuara si punë e zezë. Ndërkohë që lojtarët sot tek skuadra janë të siguruar dhe po veprohet sipas ligjeve shqiptare në fuqi. Atyre do t’u njihet çdo gjë ndërsa mua çdo gjë më është harruar. Mund të them se në ekip nuk kemi probleme financiare dhe se çdo gjë është normale e do të funksionojë normalisht", deklaroi drejtuesi shkodran.

Dhe në fund, ish-portieri i Vllaznisë, Armir Grima u shpreh: " Nëse dikush do të largohet, është i lirë. Ne nuk mbajmë njeri me zor". /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2011, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori