Vllaznia nuk njeh kundërshtar. mposht edhe Dinamon
Pëlqej
Vllaznia ka triumfuar në “Loro Boriçi” ndaj Dinamos me rezultatin e pastër 2-0 në supersfidën e Grupit A të Kategorisë së Parë.

Golat e Tafilit dhe brazilianit Zhunior, i dhanë fitoren skuadrës së Hasan Likës, e cila e sheh veten në vendin e parë me pikë të plota.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, ndërsa në të dytën, 2 interpretime fantastike të Tafilit dhe Zhunior brenda zonës, i dhuruan fitoren kuqebluve.

Ndërkohë që për Dinamon e Igli Allmuçës kjo ishte humbja e parë në këtë kampionat. Skuadra kryeqytetase do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në sfidën e ardhshme në shtëpi.
Shtuar më 21/09/2018, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori