Vllaznia-Partizani, formacionet zyrtare. Sormani rikthen titullar Esat Malën
Vllaznia pret në ditën e sotme Partizanin, në një stadium të boshatisur si masë sigurie kundër Koronavirusit.

Shkodranët kërkojnë të rikthehen te suksesi pas dy ndeshjeve të kaluara ndaj Skënderbeut e Kukësit.

Sa i takon formacionit, trajneri Mirsad Jonuz ka vendosur të hedhë në fushë nga minuta e parë dyshen e sulmuesve Sidorenko e Silvio Xhunior, ndërsa ka aktivizuar edhe Krujën si mbrojtës krahu.

Sakaq, Partizani gjithashtu është në një moment të vështirë teksa ka tre ndeshje që nuk njeh fitore dhe tashmë rrezikon zonën e Kupave të Europës.

Tekniku Adolfo Sormani në ndeshjen e sotme ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Esat Malës.

Formacionet

Vllaznia: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Kruja, Lika, Gurishta, Krymi. Sidorenko, Hygor, Silvio Xhunior

Trajner: Mirsad Jonuz

Partizani: Hoxha, Idrizi, Boldor, Bitri, Hakaj, Telushi, Ferati, Kordeiro, Çinari, Mala, Bardhi

Trajner: Adolfo Sormani

Shtuar më 09/03/2020, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori