Vllaznia shkatërron Apoloninë në transfertë, Bylis "mbyt" Pogradecin
superliga shqiptare
Vllaznia ka arritur një fitore të thellë në transfertë e Fierit. Shkodranët mundën bindshëm, 1 me 4, vendasit e Apollonisë. Pjesa e parë u mbyll në shifrat e barabarta 1 me 1, me gola të Karakasit për miqtë në minutën e 20-të dhe Gërxhos për vendasit në minutën e 44-rt.

Në pjesën e dytë, shkodranët gjetën edhe tre herë të tjera rrugën e rrjetës me Smajlin në të 68-ën, Xhebahir Sukaj në të 75-ën dhe Armando Vajushi në minutën e 82.

Vllaznia ngjitet në vendin e gjashtë me 14 pikë ndërsa Apollonia në vendin e 12 me 8 pikë duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria.

Në ndeshjen tjetër të orës 14:00, Bylis vendas mundi minimalisht 1 me 0 ekipin e Pogradecit me golin e minutës së 43 shënuar nga mbrojtësi Amarildo Shoshi.

Ballshi kalon Pogradecin në rënditje me 11 pikë dhe ndodhet në vendin e nëntë, ndërsa liqenorët me 10 pikë ndodhen momentalisht në vendin e 11-të. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2011, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori