Vllaznia shpall “non grata” arbitrin Jorgji

Pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, klubi i Vllaznisë doli me një deklaratë për shtyp, ku shpërtheu me akuza për arbitrin Enea Jorgji, duke e cilësuar të turpshëm gjykimin në ndeshjen me Teutën.

Shkodranët e cilësuan qesharak 11-metërshin e golit të parë, ndërsa akuzuan edhe mosndërprerjen e lojës për prekje të topit me dorë, në rastin e golit të dytë të Teutës. Sipas kuqebluve, me veprimet e tij, gjyqtari favorizonte ekipin vendas edhe në ndërhyrjet e ashpëra në fushë. Pas humbjes 2-0 me Teutën në Kupë, arbitri Jorgji është shpallur “i padëshiruar” në Shkodër, ndërsa drejtuesit e klubit kërkojnë që ti hiqet edhe stema e FIFA-s.
Shtuar më 16/02/2017, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori