Vllaznia "thyen" Kukësin dhe "blindon" kreun (VIDEO)
Vllaznia ka marrë fitoren e radhës në Kategorinë Superiore pasi ka mundur 1-0 Kukësin në transfertë.

Ndeshja është vendosur nga një gol i Arlind Kalasë në minutën e 58-të. Sulmuesi i shkodranëve është ndihmuar edhe nga një pritje e gabuar e portierit Tafa.

Ky rezultat thellon krizën e Kukësit, që ka pësuar humbjen e katërt radhazi në kampionat dhe mban vendin e 7-të në renditje me 12 pikë.

Vllaznia, nga ana tjetër, kryeson me 32 pikë, nëntë më shumë se ndjekësja më e afërt, Teuta. Kjo e fundit kam mundur 2-0 Bylisin në shtëpi.
Shtuar më 15/01/2021, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori