Vëllaznimi i bën një ofertë interesante Canës, kjo është paga që i propozohet
Tifozët gjakovarë, “Kuqezinjtë e Jakovës”, po shpresojnë që Lorik Cana do t’i bashkohet Vëllaznimit, njëjtë siç bënë muaj më parë tre ish-përfaqësuesit e Shqipërisë: Armend Dallku, Debatik Curri dhe Ahmed Januzi, të cilët nënshkruan kontrata me FC Prishtinën.

Lorik Cana është pensionuar nga Kombëtarja Shqiptare e po ashtu nuk është pjesë e asnjë ekipi. Kjo ka bërë që gjakovarët ta thërrasin atë në Vëllaznimin e tyre. Madje edhe donatori i vetëm i klubit kuqezi, Shkëlzen Gashi, konfirmon se është takuar me Canën, me të cilin e paralajmëron edhe një takim tjetër të shpejtë. Gashi ka thënë për “Zërin” se është i gatshëm t’i ofrojë yllit kosovar me famë ndërkombëtare një rrogë mujore prej 2 mijë eurosh.

“Ajo fotografi është bërë më moti në Shqipëri, kur jam takuar me Lorikun. Sidoqoftë, do të ishte diçka shumë e mirë sikur Lorik Cana t’i bashkohej Vëllaznimit, qoftë si futbollist, drejtor, menaxher. Pavarësisht rolit, prezenca e tij do të ishte diçka e mirë për klubin me të cilin jeton Gjakova.

Jam i gatshëm që Lorik Canës t’ia ofrojë një rrogë prej 2 mijë eurosh në muaj. E di që nuk është ndonjë shumë e konsiderueshme për Canën, por në Vëllaznim lojtarët kanë rroga prej nga 300 eurosh, kurse për Canën do të isha në gjendje t’i bëj rrogë prej 2 mijë eurosh”, deklaroi Gashi.
Shtuar më 28/01/2017, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori