Vokrri apel Shaqirit, Xhakës e Januzajt
Gjatë një konference për media të mbajtur në Prishtinë, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka thënë se është në pritje të vendimeve nga Granit Xhaka, Adnan Januzaj, Xherdan Shaqiri e të tjerëve në lidhje me ardhjen ose jo në ekipin përfaqësues.

Më tej ai ka shtuar se futbollistët e interesuar duhet të bëjnë kërkesa individuale për t’ju bashkuar ekipit të Kosovës.

“Ne u kemi bërë apel lojtarëve që të vijnë të luajnë për Kosovën, dhe kërkesa në FIFA duhet të bëhet individualisht”, ka thënë Vokrri. /albeu.com/

Shtuar më 18/08/2016, ora 17:39
dani
e Enjte 18 Gusht 2016, Ora 18:03
Vokrri qenka njeri pa etike:
Si guxon ti therrase lojtaret qe jane pika kyçe te formacionit zviceran?! Ata aty jane formuar dhe konsoliduar si lojtare dhe ikja prej andej do te ishte nje zhgenjim I madh per cdo njeri te civilizuar.
sharri
e Premte 19 Gusht 2016, Ora 15:12
duhet ber sa me shpejt liberalizimi i vizav,keshtu qe 99% e kosoves dalin jasht,prej tyre dalin futbollist qe do ti furnizojn te gjitha kombtaret e botes perfshi edhe brazilin,kjo faleqeverive te "mira" qe i kem,qe na ben jeten ferr ne atdheun ton>>
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori