Vokrri pas fitores së Kosovës: Luajtëm me zgjuarsi
Kreu i Federatës së Kosovës Fadil Vokrri ka komentuar fitoren e Kosovës 2:0 përballë Ishujve Faroe ndeshje kjo e para për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Vokrri tha se fitorja e sotme do të jetë motivim për të punuar më fort në të ardhmen.

“Sigurisht duke i parë rrethanat. Mbetëm shumë herët me një lojtar më pak. Edhe pse shënuam gol, duhet përgëzuar lojtarët që me mençuri udhëhoqën ndeshjen. Me një angazhim maksimal realizuam edhe golin e dytë. Me kundër-zbritje të shpejta rrezikuam disa herë gjatë atyre momenteve”, tha Vokrri.

Ai shtoi se Kosova kishte krizë në 25 minutat e fundit por se rezultati u ruajt me gjakftohtësi. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori