"Vrasësi" CR7, 128 ndeshje 128 gola
Cristiano Ronaldo është një makinë golash për Realin e Madridit. Që kur ai ka veshur fanellën e “galaktikëve”, ka shënuar një gol për çdo ndeshje. Dhe që nga ardhja e tij përpara dy sezoneve, ai ka luajtur 128 takime, duke shënuar në total 128 herë. Portugezi është një nga lojtarët më efikas në historinë e klubit madrilen.

Në kampionat me “galaktikët” ai ka luajtur 89 sfida dhe ka realizuar 98 gola. Ndërsa në Ligën e kampioneve ka shënuar 19 gola në 24 sfida. Dhe një shifër e tillë do të thotë shumë për një futbollist. Në Kupën e Mbretit ai ka luajtur në 13 takime dhe ka gëzuar 10 herë. Ndërkohë që në Superkupën e Spanjës, ka marrë pjesë në dy takime dhe ka shënuar një gol.

Pra, në total janë 128 ndeshje dhe 128 gola të realizuar. Junajtid – Portugezi është një nga emrat që pëlqehet më shumë për të bërë publicitet në firmat më të njohura të botës: Armani, Nike dhe Clear. Së fundmi, ai u tha jo zërave për një interesim të Milanit, por ndoshta edhe të gjitha ekipeve të Serisë A. Në fillimet e karrierës së tij, sulmuesi ka veshur fanellën e ekipit portugez të Sportingut të Lisbonës.

Në 31 ndeshje, Cristiano Ronaldo ka shënuar 5 gola. Por klubi ku ai shpërtheu, ishte Manchester United. Me “Djajtë e kuq”, ai luajti 3 sezone ku zhvilloi 282 ndeshje, duke u aktivizuar në Premier Ligë, Ligën e Kampioneve, “FA Cup”, Superkupën UEFA dhe Kupën e Botës për Klube dhe në total realizoi 118 gola.

Me Kombëtaren e Portugalisë lojtari ka zhvilluar 88 ndeshje, e ka shënuar plot 32 herë. Dallohet për një lojë korrekte, pasi që kur ka ardhur në Spanjë, nuk është përjashtuar asnjëherë nga loja. Gjatë karrierës së tij, edhe pse vetëm 27 vjeç, Ronaldo ka fituar shumë. Duke nisur nga Liga e Kampioneve dhe Botërori i Klubeve me Manchester United, për të vazhduar me Topin e Artë në 2008-ën me anglezët.

Përveç trofeve të tjerë, portugezi ka marrë “Këpucën e artë” me United (2008) dhe Realin (2011). Këtë vit ka si objektiv që të marrë tre trofe me Realin e Madridit, duke nisur nga kampionati, Liga e Kampioneve dhe Botërori për klubet. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2012, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori