"Vrastari" Haaland vendos rekord në Champions
Borussia e Dortmund fitoi me rezultatin 2-1 ndeshjen e parë përballë PSG e vlefshme për 1/8 e Champions.

Heroi i mbrëmjes në ‘Signal Iduna Park’ ishte talenti Erling Haaland, me dy gola të shënuara kundër kampionëve të Francës.

Norvegjezi me paraqitjet, golat, grintën e treguar në fushë, ka fituar epitetin e sensacionit të këtij sezoni në futboll.

Këtë më së miri e dëshmojnë statistikat dhe rekordet që ka vendosur 19 vjeçari.

Haaland në 28 ndeshje këtë sezon ka shënuar 39 gola, dhe 11 prej tyre i ka shënuar në shtatë paraqitje te Dortmund, ku është transferuar në afatin kalimtar të janarit.

Ajo që është më e rëndësishmja, me dy golat e shënuara kundër PSG, Haaland bëhet lojtari më i shpejtë që arrin numrin e 10 golave në Ligën e Kampionëve për nga numri i paraqitjeve.

Ai gjithashtu, është golashënuesi më i mirë i kësaj gare këtë sezon.
Shtuar më 19/02/2020, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori