Vuçiniç: Ja pse zgjodha Juventusin
Mirko Vučinić (Juventus)
Sulmuesi i Juventusit, Mirko Vuçiniç në një intervistë për italianen "Gazzetta dello Sport" flet 360 gradë. Lojtari, të cilin e akuzojnë se nuk shënon shpesh, por që deri në këto momente në sezonin e ri, në tre ndeshje ka arritur kuotën e 4 golave përfshirë dhe takimet me kombëtaren, lavdëroi skuadrën bardhezi dhe beson se nëse ekipi vazhdon më të njëjtin mentalitet si vitin e kaluar, do të shkojë larg.

"Ky ekip mund të arrijë çdo objektiv që synon, nëse në fushën e lojës zbret me të njëjtin mentalitet që kishte sezonin e shkuar, ku dhe u shpallëm kampionë. Për të fituar duhet të vraposh, sakrifikohesh dhe djersitësh shumë. Nëse ulim ritmin nuk do të arrijmë asnjëkundi", tha sulmuesi i Juventus.

Juventus këtë vit merr pjesë dhe në Champios League, kompeticion ku Vuçiniç dëshiron që ekipi i tij të paraqitet sa më mirë pasi është një trofe që shoqërisë italiane i mungon prej kohësh.

"Marrja pjesë në kompeticionin europian më kishte munguar shumë dhe rikthimi do të jetë diçka e bukur. Për mua Champions League është Liga e Kampionëve siç e ka emrin, pra këtu përballesh me ekipet më të mira të këtij kontinenti. Capello tha se ne mund të shkojmë larg? Nëqoftëse e thotë ai që është një trajner që ka fituar gjithçka, duhet t’i besosh. Mendimi i tij ka shumë vlerë", u shpreh malazezi.

Përpara transferimit tek Juventus në vitin 2011, 28-vjeçari ishte vendosur dhe nën radaret e disa ekipve në Francë dhe Angli, por vetë Vucinic zbulon arsyet pse zgjodhi për të luajturSeria A.

"Për mua futbolli Italian është më i miri. Nuk e di nëse Seria A po bëhët një kampionat i "varfër" por mund të them që është i vështirë. Është universiteti i vërtetë i futbollit dhe mjaft taktik. Vetëm nëse përballon kampionatin Italian atëherë je gati për të luajtur në çdo vend tjetër", deklaroi Vuçiniç.

Juventus deri në këto momente qëndron në kyre të klasifikimit të Seria A me 6 pikë, e ndjekur nga Lazio dhe Napoli me po të njëjtat pikë të grumbulluara. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2012, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori