Vuri bast me motociklistin, zv/kryeministri italian kërkon të arrestojë Balotellin
Zëvendëskryeministri i Italisë, Mateo Salvini, ka bërë thirrje që Mario Balotelliarrestohet për shkak se i kishte ofruar para një kamerieri për t’u hedhur me motoçikletë në det në një qytet italian.

Sulmuesi italian u xhiruar duke i premtuar para kamerierit, në mënyrë që ai të hidhej bashkë me motoçikletën e tij në det.

Ky bast i çmendur i Super Marios u bë hit në rrjetet sociale, por zëvendëskryeministri italian mendon se ai i ka dhënë imazh të keq vendit të tij.

Salvini ka reaguar ashpër ndaj Balotelli në rrjetet sociale, duke bërë thirrje që ai të arrestohet.

"Nëse do të ishte në dorën time do ta arrestoja menjëherë. Si mund ta hedhësh një motoçikletë në det? Çfarë imazhi të Italisë po i japim botës ne, nëse në njërin prej qyteteve tona me gjithë këto probleme kalon një lojtar i pasur dhe i prishur, që ka një motoçikletë dhe e hedh në det? Ne jemi të çmendur", tha Salvini.

Balotelli është raportuar në policinë e Napolit për joshje kriminale dhe bixhoz.

28-vjeçari është pa klub momentalisht.
Shtuar më 09/07/2019, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori