Wales tani "në fije të perit", vetëm barazon me Kroacinë
Ashtu siç mbeti jashtë Kupës së Botës, Uellsi rrezikon të mbetet jashtë edhe Evropianit.

Të besuarit e Ryan Giggs nuk kanë mundur të marrin më shumë se një pikë në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Kroacinë.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët.

Nikola Vlasic i befasoi vendasit duke shënuar për 0-1 në minutën e nëntë të takimit.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, anësori i Real Madridit, Gareth Bale, shënoi për vendasit golin e barazimit.

Në pjesën e dytë dy skuadrat u munduan të bëjnë diçka më shumë, por nuk ia dolën të shënojnë ndonjë tjetër gol.
Shtuar më 13/10/2019, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori