Walter Mazzarri te Japonia?
Japonia po kërkon një trajner me emër pas shkarkimit të meksikanit Javier Aguirre. Pas Leonardos dhe Prandellit, për stolit e përfaqësueses aziatike, që u eliminua në çerekfinale të Kupës së Azisë, del në skenë një tjetër emër i rëndësishëm i futbollit italian. Bëhet fjalë për Walter Mazzarrin, që pas aventurës me Interin mund të vendosë të hyjë në lojë duke marrë detyrën e trajnerit të një kombëtareje.

Ditët e fundit dukej punë e kryer firma me Leonardon, por shumë shpejt kjo pistë ra poshtë. Ndërsa të shtunën, u përfol emri i Cesare Prandellit, që kishte një marrë një ofertë nga Federata Janponeze e Futbollit. Por edhe përgjigjja e ish-trajnerit të Italisë ishte negative, pasi 57-vjeçari kërkoi më shumë kohë për t'u njohur me projektin e Federatës Aziatike.

Orët e fundit janë rritur kuotat e Mazzarrit, që mbetet i lidhur në kontratë me Interin deri në verë të 2016, teksa përfiton duke qëndruar në shtëpi 3.6 milionë euro në sezon, ndaj nuk ka asnjë nxitim për të pranuar një ofertë të re pune.

Por stoli i Japonisë mund të jetë një sfidë e re për Mazzarin, pas zhgënjimit në krye të Interit. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2015, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori