Wanda bllokon transferimin e Icardi-t
Që Real Madrid pëlqen Mauro Icardi-n, kjo nuk është diçka e re. Nëse do të ketë negociata së shpejti në lidhje me këtë gjë, kjo është çështje tjetër.

Florentino Perez vazhdon kërkimet për të përforcuar sulmin dhe vazhdon t’i hedhë sytë tek klubi zikaltër, ku Maurito vazhdon të shënojë dhe të jetë vendimtar. Por ka një pengesë në negociatat midis golashënuesit argjentinas dhe madrilenve, që është Wanda Nara.

Siç raporton “Marca”, Florentino Perez nuk dëshiron të merret me gruan dhe njëkohësisht menaxhere e kapitenit zikaltër, pasi beson se ajo mund të bëhet shkak i konflikteve me klubin në të ardhmen. /albeu.com/

Shtuar më 25/11/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori