Wanda: Icardi nuk kishte para për të ngrënë kur e takova
Pëlqej
Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë një të shkuar si në "filma" së bashku.

Ata janë njohur nëpërmjet ish-bashkëshortit të Wandas dhe mikut të Icardit, Maxi Lopez i cili gjithashtu është futbollist profesionist.

Wanda dhe Icardi shpesh herë janë akuzaur për tradhëtinë që kanë bërë kundrejt Maxi Lopez por megjthatë nuk ngurojnë të tregojnë prapaskenat e "tradhëtisë" së tyre.

Këtë e ka bërë Wanda në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku ndër të tjera tregon se Icardi nuk ka pasur as para për ushqim kur ishin takuar në fillimet e tyre.

“Kam takuar Mauron nëpërmjet Maxi Lopez kur ishte 18 vjeç. Pas divorcit, unë isha kthyer për të jetuar në Argjentinë dhe tashmë kisha regjistruar fëmijët për vitin e ri shkollor. Më duhej të kthehesha në Milano për të tërhequr disa dokumenta dhe më pas të kthehesha mbrapsht. Rastësisht takova Mauron dhe ai më pyeti nëse doja të haja me të, por ai nuk kishte lek. I dhashë disa para dhe pjesa tjetër ndodhi në mënyrë spontane. Mauro mund të kishte bërë gjithçka që donte në jetë, por tregoi pjekurinë e një njeriu shumë më të vjetër. Ai i mbajti premtimet e tij. Shpejt kuptova se kujdeset edhe për fëmijët e mi dhe kjo do të thoshte gjithçka.” ka deklaruar Wanda Nara që tashmë është bashkëshortja dhe agjentja e Icardit. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2018, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori