Wanda Nara i vendos kusht Interit, kjo është paga që Mauro Icardi kërkon nga zikaltërit
Inter dëshiron që Mauro Icardi të nënshkruajë kontratën e re, edhe pas marrjes së shiritit të kapitenit.

Skuadra italiane ka kohë që e ka përgatitur kontratën e re për sulmuesin argjentinas, mirëpo ky i fundit kërkon një pagë të lartë.

Wanda Nara, agjentja dhe bashkëshortja e Icardit, ka refuzuar 7 milionë euro në sezon nga Interi.

Ajo ka kërkuar nga nerazurët që t’i ofrojnë argjentinasit 10 milionë euro në sezon, ndryshe nuk do të firmoset kontrata. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori