Wanda Nara: Icardi do të rinovojë kontratën me Interin
Agjentja dhe gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara ka siguruar Interin dhe tifozët se “telefoni i saj është i lëshuar rregullisht dhe se ai do të rinovojë 100 për qind me Interit”.

Mauro ishte i izoluar të shtunën? Po, mund të ndodh por thuhet se ai gjithmonë ai është fajtori kur nuk ka rezultat pozitiv”, ka thënë ajo për Tiki Taka.

“Ai është aty, ai është mësuar me këtë, ai është kapiteni. Ndeshje të tilla ndodhin, por thashethemet për rinovimin e kanë destabilizuar paksa”.

“Një kampion si ai nuk e ndien shumë presionin. Ai mund të jetë shumë i ftohtë dhe këto gjëra nuk e shqetësojnë”.

“As Mauro as unë nuk kemi kërkuar ndonjë gjë të madh. Kur klubi vendos ata do të na telefonojnë, ne do të ulemi dhe do të përgjigjemi”.

“Ka shumë mundësi reale për të që të rri për kohë të gjatë në Inter. Një takim së shpejti? Kam marrë sinjale pozitive, kështu që shpresoj që kjo javë të jetë e rëndësishme: telefoni imë është i lëshuar, për mua ai do të rinovojë 100 për qind, edhe nëse unë nuk do të kisha biseduar me dikë”.

“Nuk dëshiroj që të dëgjoj njerëzit në dhomat e zhveshjes te Interit që kontrata e tij varet nga unë sepse kjo do të ishte e njëjtë sikur të themi se Interi është një klub i dobët që nuk është e vërtetë. Kënga ime e Interit? Suning nuk me lejon ta këndoj”, përfundoi Wanda. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2019, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori