Wanda Nara: Icardi nuk është kapiten që braktis skuadrën
Për Wanda Naran kapiteni Icardi është një nga ata që duhet ta marrin shembull, njëri prej atyre që nuk ndalon së luftuari dhe që nuk fshihet.

Gruaja dhe njëkohësisht agjentja e kapitenit zikaltër ka mbrojtur Icardin.

“Ka kapitenë që janë krenarë vetëm kur fitojnë, kapitenë që nuk luftojnë për të mirën e ekipit. Kapitenë që në momente të vështira braktisin shokët e ekipit. Ti je nga ata kapitenë që lufton deri në fund” shprehet ajo për “DANZ”.

Ky është një sinjal pozitiv për tifozët zikaltër, për shkak edhe sepse tratativat e rinovimit mes argjentinasit dhe klubit kanë ngecur për shkak të shifrave. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori