Wanda Nara: Jemi të lumtur që e shikojmë Icardin të luaj
Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit ka folur për emisionin sportiv "Tiki Taka" pas barazimit 1-1 të Interit ndaj Atalantës. Fatmirësisht këtë radhë pa krijuar polemika mes burrit të saj dhe klubit.

Ajo është shprehur se ndihet shumë e lumtur që Icardi është kthyer tashmë me skuadrën dhe jep mendimin e saj për ndeshjen ndaj ekipit të Etrit Berishës.

"Atalanta është një ekip shumë cilësor dhe kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë. Ishte një rezultat i mirë për të dy ekipet. E gjithë familja jemi të gëzuar teksa shikojmë Mauron të bëjë atë çka ai do më së shumti. Ishtë një nga ndeshjet më të mira të tij me zikaltrit", përfundoi Wanda. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2019, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori