Wanda Nara sërish në aksion, PSG-ja i bën super ofertë Icardit


PSG është bindur përfundimisht dhe dëshiron të ushtrojë opsionin e blerjes për sulmuesin Mauro Icardi. Lajmi raportohet nga gazetari i Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira. Në llogarinë e tij në "Twitter" ai shkruan se tashmë kanë nisur bisedimet.

"PSG po bisedojnë me Wanda Nara për të arritur në një marrëveshje të përhershme për Mauro Icradi. Leonardo, në muajt e ardhshëm, do që të përdorë opsionin për ta blerë sulmuesin nga Inter për shumën e 65 milionë eurove. Al Khelaifi po përgatit një kontratë të re, 5-vjeçare, për sulmuesin", shkruan Schira.

Icardi po paraqitet mirë gjatë këtyre javëve. Në kampionat ai ka arritur të shënojë 5 gola në 6 ndeshje, ndërkohë që edhe në Champions ka bërë mirë. Argjentinasi ka realizuar katër gola të tjerë në këtë kompeticion më fanellën e PSG dhe francezët tashmë janë të bindur për ta blerë. Gjithsesi, sipas kontratës është lojtari ai që e thotë fjalën e fundit
Shtuar më 14/11/2019, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori