Wanda Nara sulmon “La Gazzeta Dello Sport”
Wanda është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes këtë herë duke sulmuar gazetën e famshme italiane “La Gazzeta Dello Sport”, shkruan Albeu.com

Kjo gazetë paraditen e sotme, kishte publikuar një lajm që thoshte se Vanda i ka dhënë një ultimatum Interit, që nëse nuk do t’i kthehet shiriti i kapitenit Ikardit, ai do të largohet duke mos zbritur me në fushë.

Me anë të “Twitter”, ajo ka sulmuar gazetën duke shkruar: “E turpshme! ‘Gazzeta’ është partner i Interit. Të vazhdohen të thuhen këto budallallëqe është edhe më e rrezikshme”.

Ndërkaq ajo kishte postuar dhe një koment të një tifozi të Interit, i cili shkruante: “Pa golat e Mauro Ikardit, Interi do të ishte duke luftuar për të mos rënë nga kategioria”.

Kjo gjë ka tensionuar dhe më shumë marrëdhëniet mes të gjitha palëve duke filluar nga drejtuesit dhe duke përfunduar te tifozët. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori