Wanda Nara tremb Interin: Disa klube janë gati të paguajnë klauzolën për Icardin
Pëlqej
Gruaja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Icardit, Wanda Nara deklaroi se ka disa klube të mëdha gati për të paguar klauzolën e lirimit me vlerë prej 110 milionë euro për sulmuesin argjentinas.

“Ka disa klube të mëdha të gatshme për të paguar klauzolën e lirimit, e cila është shumë e lartë, por duke pasur parasysh shifrat që qarkullojnë në futboll tani dhe llojin e lojtarit, Mauro nuk shqetësohet.”, u shpreh Wanda.

“Ne do të shohim se çfarë bën ai me Interin, situata është se ai do të nënshkruajë një rinovim apo do të largohet, por përparësia është të mbetet këtu dhe të zgjidhim çështjen para se të mund të shkojmë në pushime”, përfundon ai. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori