Wanda qan për shiritin e kapitenit, Interi sqarohet për Icardin
Emisioni "Tiki Taka" ëhstë një ndër më popullorët në Itali ku ndiqet nga mijëra teleshikues.

Në këtë emision ka qënë prezent bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara, e cila në një moment ka shpërthyer në lot kur po fliste për shiritine kapitenit që u hoq nga krahu i Icardit.

"Mauro po e vuan shumë heqjen e shiritit, është sikur t’i kesh prerë këmbën. Ai është shumë krenar për shiritin dhe për këtë fanellë. Interi është familja jonë, nuk duam të largohemi" është shprehur Wanda.

Gjatë emisionit, në lidhje direkte mori në telefon Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit, i cili është munduar të sqarojë pozicionin e klubit në këtë histori.

"Duam të ulim tensionin, sepse vendimi u mor ashtu siç komunikuam, duke qenë se ka momente kur koka e familjes duhet të marrë vendime për t'i ndihmuar fëmijët të rriten", tha Marotta.

"Mauro është 25 vjeç, ka shumë rrugë përpara dhe eksperiencë për të grumbulluar. U mundova t'ia shpjegoj personalisht këtë gjë, edhe trajneri po ashtu. Dua thjesht ta siguroj Wandan, sepse u trishtova duke e parë të qante, por dua ta bëj të qartë që ajo që po bëjmë është për të mirën e Interit, të Mauros, të tifozëve që bëjnë shumë sakrifica për këtë klub.

"Nuk do të hyj në arsyet e vendimit, por ishte një vendim i drejtë. Asgjë nuk është krisur. Dua të qartësoj se nuk kemi dyshuar kurrë te përkushtimi dhe profesionalizmi i tij. Do të takohemi së shpejti për të diskutuar, nëse Wanda dëshiron, por e kemi caktuar një takim për të paraqitur propozimin tonë për rinovim.

"Sërish, ata janë të lirë të pranojnë apo refuzojnë. Asgjë nuk është kompromentuar. Forca Inter". /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori