Wanda tregon dhuratën që mori për ditëlindje nga Icardi
Me rastin e festës për ditëlindjen e saj, që është zhvilluar të shtunën e kaluar në një lokal milanez, gruaja dhe menaxherja e sulmuesit të Inter, Wanda Nara, ka marrë në dhuratë të çmendur me vlerë 200.000 euro.

Bëhet fjalë për një makinë luksoze Bentley me ngjyrë të zezë. Nuk është hera e parë që Icardi e surprizon bashkëshorten e tij me dhurata të tilla.
Në të kaluarën, në fakt, ai i ka blerë Wanda-s një Rolls Royce dhe një Range Rover. /albeu.com/


Shtuar më 11/12/2018, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori