Watford fiton me përmbysje ndaj Tottenham Hotspur
Watford ka fituar me përmbysje ndaj Tottenhamit në "Vicarage Road", ndeshje e vlefshme për javën e 4 të Premier Leagues angleze.

Tottenham kaloi në avantazh falë autogolit të Doucoure në minutën e 53'.

Troy Deeney barazon shifrat në minutën e 69', pasi përmbysja vjen në minutën e 76' me golin e Cathcart.

Pas kësaj fitoreje Watford pozicionohet në vendin e 3 me 12 pikë duke i fituar 4 ndeshjet e para në kampionat, ndërsa Tottenham në vendin e 5 me 9 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori