Watzke: Rummenigge, mjaft shpife!
Pëlqej
Diskutimet në publik të drejtuesve të Bayern Munchen në lidhje me të ardhmen e Marco Reus kanë shkaktuar bezdi të madhe në shtëpinë e Borussia Dortmundi. Shefi Ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge ka komentuar në çdo rast të mundshëm kontratën e super yllit të verdhezinjve, duke nxitur spekulimet se Bayerni e ka vendosur në shënjestër për ta transferuar në "Allianz Arena", ashtu siç ka ndodhur me Gotzen e Lewandowskin.

Homologut të tij bavarez, shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans Joachim Watzke i është përgjigjur furishëm dhe plot mllef.

"Ndihemi shumë të bezdisur që Karl-Heinz Rummenigge prej disa ditësh po shpif pa reshtur nëpër media, për çështjet e brendshme të Dortmundit. Ashtu si çdo tifoz futbolli, edhe ne jemi të bindur dhe e kuptojmë shumë mirë se çfarë fshihet pas këtyre deklaratave. Në këtë mënyrë, Rummenigge po i dëmton edhe më shumë raportet e tensionuara që ekzistojnë mes Dortmundit dhe Bayernit", është shprehur Watzke, raporton "Bild".

Watzke në fund u zotua se Borussia Dortmund, ashtu siç ka vepruar deri më sot, publikisht nuk do të japë asnjë opinion në lidhje me detajet e kontratave të lojtarëve të tij. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori