Wayne Bridge kalon te City
Albeu.com
Skuadra e Manchester Cityt ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut të majtë të Chelseat, Wayne Bridge, për një vlerë e cila llogaritet të jetë afër dhjetë milionë funte.
“Wayne është një lojtar i suksesshëm. Ai ka luajtur për njërën nga skuadrat më të forta në Angli dhe është lojtar i cili na duhet. Ne kemi nevojë për lojtarë të mirë, të cilët e kuptojnë Ligën Premier, prandaj jemi duke u munduar t’i shikojmë gjërat në këtë drejtim”, ka thënë trajneri i Manchester Cityt, Mark Hughes.

28-vjeçari Bridge është transferuar në Chelsea në vitin 2003, ndërsa me ardhjen e Asier Del Hornos në vitin 2005 dhe pastaj me ardhjen e Ashley Cole në vitin 2006, ai e humbi vendin në formacionin bazë të Bluve.

Brige, i cili do ta mbajë fanellën me numrin 25, ka nënshkruar një kontratë, e cila do të zgjasë katër vjet e gjysmë dhe është transferi i parë i ‘Pasanikëve’ në afatin kalimtar të janarit.
Shtuar më 04/01/2009, ora 02:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori