Wayne Rooney drejt rekordit
Wayne Rooney është afër arritjes së rekordit për numrin e golave të shënuar në skuadrën e tij. Aktualisht ai është te shifra 152 dhe është shumë pranë rekordit në angli.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, Rooney mund të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester United. Këtë mendim e ka edhe legjenda e skuadrës nga "Old trafford", Sir Bobi Charlton.

Me hat-trikun që e realizoi në ndeshjen kundër Arsenalit, Rooney u ngjit në kuotën e 152 golave dhe tani gjendet në mesin e dhjetë golashënuesve më të mirë të "Djajve të Kuq".

"Wayne Rooney ka potencial për të qenë më i miri te Manchester United, së paku edhe një dekadë".

"Askush nuk do të ishte më i lumtur se unë, nëse ai bëhet golashënuesi më i mirë. Ai është djalosh shumë i mirë dhe i dëgjon këshillat me vëmendje".

"Nganjëherë edhe unë e këshilloj dhe ai është tepër i kuptueshëm. Uejn është i veçantë", ka thënë Charlton. Ai tashmë është 25-vjeç dhe Sir Bobi mendon se është me përvojë të duhur. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2011, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori