Wayne Rooney, kapiteni i ri i Anglisë
Pëlqej
Wayne Rooney zgjidhet kapiteni i ri i Anglisë. Ishte vetë trajneri i "Tre Luanëve" Roy Hodgson në një konferencë për shtyp ai që bëri të ditur faktin se do të jetë pikërisht sulmuesi i Manchester United ai që do të mbajë shiritin në përfaqësuese, pas tërheqjes së Steven Gerard dhe Frank Lampard.

Rooney që është pjesë e kombëtares angleze që nga viti 2003 dhe gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar në total 95 ndeshje duke shënuar edhe 40 gola, sipas Hodgson është i duhuri për të mbajtur shiritin e kapitenit tek përfaqësuesja e "Tre Luanëve".

"Unë mendoj se Wayne ishte zgjedhja më e mirë për ne. Ai e ka mbajtur shiritin edhe në të shkuarën dhe ky fakt ndikoi jo pak në zgjedhjen tonë. Kohët e fundit unë kam patur një bisedë me Rooney, dhe ai pranoi përgjegjësinë e të qenit kapiten. Wayne është padyshim lojtari me më shumë eksperiencë që ne kemi në skuadër, dhe unë mendoj se ai me paraqitjet e tij në fushë do ta ndihmojë shumë kombëtaren angleze në të ardhmen", u shpreh 67-vjeçari.

Vec emërimit të Rooney, Hodgson publikoi gjithashtu listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Anglinë, në sfidën miqësore përballë Norvegjisë dhe në ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 ndaj Zvicrës. Ndër zgjedhjet e trajnerit përvec lojtarëve të konfirmuar si Rooney, Sturridge, Sterling, Milner dhe Wilshire bien në sy edhe emrat e rinj si Chambers, Colback dhe Rose. /albeu.com/



Shtuar më 28/08/2014, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori