Wayne Rooney: Të gjithë fajësojnë Mourinho-n, por Pogba…
Manchester United, nuk po kalon një periudhë të mirë, ku përveç faktit se humbën 3-2 ndaj, Brighton, raportohet se vijon konflikti brenda skuadrës.

Trajneri, Jose mourimho është bërë shpesh pjesë e kritikave për "sherrin" që ka me mesfushorin francez, Paul Pogba.

Këtë çështje e ka komnetuar së fundmi edhe ish-sulmuesi, Wayne Rooney.

Rooney i ka bërë thirrje Paul Pogba që të tregojë vlerat e tij, sepse, sipas sulmuesit anglez, United nuk mund ta fitojë dot titullin pa francezin në maksimumin e formës.

“Nëse ata do të fitojnë titullin, ai do të jetë lojtari kyç. Dëgjoj shumë njerëz që thonë se Mourinho duhet të nxjerrë më të mirën nga ai, por ai duhet ta bëjë vetë këtë dhe të tregojë se është në gjendje të ndihmojë Man United”, ka thënë Rooney. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2018, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori