WBA në Premier League, Slaven Biliç merr me vete Muriqin duke e bindur me një SMS
Vedat Muriqi do të luajë në Premier League. Sipas mediave turke, sulmuesi i Fenerbahçes do të vesh fanellën e ËBA, të cilin e drejton kroati Slaven Biliç.

“Aspor” ka publikuar bisedën mes Muriqit dhe Biliç dhe sipas kësaj bisede, ylli kosovar ka pranuar ofertën e WBA.

“Ti je një sulmues shumë i mirë dhe kam qenë duke të përcjellë që një kohë të gjatë. Unë dua që të luash në Uest Bromuiçin Albionin në sezonin e ri. Këtu yjet shkëlqejnë”, i ka thënë trajneri kroat sulmuesit kosovar.

Ndërkohë pozitive ka qenë edhe përgjigjja e Vedat Muriqit.

“Të punoj me ty më bën shumë të lumtur. Ti vetëm duhet të arrish marrëveshje me ekipin tim. Unë me kënaqësi pranoj të luaj në Angli”, besohet t’i ketë thënë Muriqi.

Ndërkohë WBA nga sezoni i ardhshëm do të luajë në Premier League dhe kjo është një mundësi mjaft e madhë për karrierën e Muriqit. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2020, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori