Weah nxehet me Milanin: Mendoni vetëm për para
George Weah, ish kampioni i Milanit dhe ish fituesi i "Topi i Artë 1995", ka shprehur mendimet e tij rreth eleminimit të djeshëm të Milanit në "Vincente Calderon" nëpërmjet profilit të tij në Twitter.

"Jam shumë i trishtuar, nëse nuk dini të luani çfarë bëni në fushë...Është një skandal dhe i duhet dhënë fund. Më vjen vërtetë keq për Milanin, por unë do të ndryshoja gjithë skuadrën e do ta nisja nga zero. Me siguri gazetat flasin keq për Seedorf edhe pse ai nuk ka faj. Nuk është ai që gabon taktikisht me skemat, por janë futbollistët që kanë kokën te këmbët e këmbët te koka. Tani i kuptoj fjalët e Boban q[ thoshte se djemtë e sotëm nuk ishim ne, tani mendojnë vetëm të kenë një makinë të bukur, një rrigë të mirë dhe të jenë çdo ditë në gazeta", shkruan Weah.


Më pas liberiani u jep edhe një këshillë futbollistëve të Milanit: "Nëse nuk dini të luani, shkoni në shtëpi e luani me PS4 sepse aty jenë të zotë. Më falni por duhet ti them këto gjëra, unë kam qënë një futbollist i Milanit dhe faë tyre kam fituar "Topin e Artë" dhe u bëra Weah. Milani është shtëpia dhe familja ime dhe një fëmijë e mbron gjithmonë familjen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2014, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori